Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Milaim Zeka: Ja pse nuk kam nënshtetësi shqiptare!

Milaim Zeka: Ja pse nuk kam nënshtetësi shqiptare!

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, gazetari Milaim Zeka ka treguar arsyet pse nuk është i pajisur me nënshtetësinë shqiptare.

Zeka shpjegoi se ai ka kërkuar nënshtetësinë shqiptare, por Presidenti Bajram Begaj ka refuzuar t’i japë atë për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit. Gazetari theksoi se jo vetëm ai, por edhe disa personalitete të tjera, si Albina Kelmendi, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, nuk e kanë marrë nënshtetësinë.

Ndërsa për fëmijët e Anna Oxës, të cilët nuk flasin shqip, Zeka theksoi se ata kanë marrë nënshtetësi, gjë që e konsideron të padrejtë. Ai shtoi se është i bindur se sekretaria e presidencës nuk ia ka dërguar dosjen në tavolinë Presidentit Bajram Begaj.

“Krimi më i madh politik që e kanë bërë të gjitha partitë politike është që nuk kanë lejuar diasporën të votojë. Herën e parë që diaspora e Shqipërisë voton. Diaspora këtë herë ka në dorë diçka historike për të ndryshuar qeverisjen. Unë nuk votoj dot, sepse nuk kam nënshtetësi. Unë e kam kërkuar nënshtetësinë shqiptare dhe Presidenti Begaj, me arsyen e mosplotësimit të dokumentacionit, më ka refuzuar nënshtetësinë. Jo vetëm mua, por edhe disa personaliteteve nuk u është dhënë nënshtetësi. Një nga emrat është Albina Kelmendi, e cila na përfaqësoi në Eurovision. Kanë marrë nënshtetësi fëmijët e Anna Oxës, që nuk dinë asnjë fjalë shqip. Nuk e kam marrë unë, që kam një kontribut për Shqipërinë. Unë jam i bindur që sekretaria e presidencës as nuk ia ka dërguar Presidentit dosjen time në tavolinë.” – tha Milaim Zeka/E.P-dritare.net