Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mike Pompeo: Mos i besoni askujt se Perëndmi po dështon!

Mike Pompeo: Mos i besoni askujt se Perëndmi po dështon!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Rusia dhe Kina po dëmtojnë botën.

Gjatë një vizite një javore që po zhvillon në Europë, Pompeo gjatë fjalës së tij në parlamentin e Çekisë tha se Rusia po minon demokracitë në Europë, ndërsa Kina po bën fushatë shantazhi që të fitojë ndikim në botë.

Pompeo u bëri thirrje vendeve evropiane të mbrojnë parimet e demokracisë dhe të kujdesen më shumë për sovranitetin e tyre.

“Rusia vazhdimisht po përpiqet të minojë demokracinë dhe sigurinë tuaj përmes fushatave dezinformuese, sulmeve kibernetike, ajo po përpiqet të riformulojë historinë tuaj. Ekziston gjithashtu një kërcënim nga Partia Komuniste Kineze dhe fushata e saj e shantazhit”, tha Pompeo.

Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se regjimet autoritare nuk u zhdukën në 1989.

“Mos i besoni askujt që Perëndimi po dështon. Perëndimi po fiton. Ne duhet të bashkëpunojmë. Ne kemi një detyrim të flasim hapur para të gjithëve, pa frikë”, tha Pompeo./ I.M-Dritare.net