Mijëra protestues përleshen dhunshëm me policinë në Athinë!
Dritare.net
Rreth 10 000 protestues kanë protestuar në Athinë, ditën e premte në një protestë që ka degjeneruar në dhunë e përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve.
Qytetarët dolën në demostratë për të kundërshtuar një ligj që kufizon protestën, si akt revolte.
Një grup demonstruesish që u shkëputën nga grupi kryesor hodhën bomba gazi mbi policinë, të cilët iu përgjigjën me gaz lotësjellës. Policia tha se kishte arrestuar nëntë persona dhe kishte marrë në 15 të tjerë për marrje në pyetje.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri ishte i nevojshëm për t'u marrë me "dhjetëra protesta të vogla" që janë ndezur në qendrat e qyteteve në të gjithë vendin.
"Duhet të ketë rregulla në mënyrë që (protestat) të mos pengojnë lëvizjen dhe punën e qytetarëve dhe jetën e një qyteti të tërë," shtoi ai.
"Liria e dikujt për të protestuar është po aq e vlefshme sa liria e një personi tjetër për të arritur në spital, punën e tij, shtëpinë e tij," tha Mitsotakis.
Legjislacioni, i cili u miratua nga 187 nga 300 deputetët e parlamentit, vendos kufizime për demonstrime ose ndalime të plota nëse protestat vlerësohen se kërcënojnë sigurinë publike
Ajo gjithashtu mban përgjegjës organizatorët për dëmtimin e shkaktuar nga protestuesit.
Ligji i ri është dënuar gjerësisht nga disa grupe në shoqërinë Greke, duke përfshirë partitë opozitare, OJQ-në Amnesty International, Shoqatën e Avokatëve të Athinës, sindikalistët dhe vetë komitetin e shqyrtimit të legjislacionit të parlamentit Grek./ I.M-Dritare.net