
Mijëra mbështetës të së djathtës ekstreme protestojnë në Spanjë kundër masave të karantinës!
Dritare.net
Mijëra njerëz në Spanjë po protestojnë kundër masave të qeverisë për koronavirusin.
Partia e ekstremit të djathtë Vox u bëri thirrje mbështetësve të udhëtojnë nëpër qytetet e mëdha pa lënë automjetet e tyre në mënyrë që të ruajnë distancën sociale.
Protestuesit në kryeqytet, Madridi, hipën mbi makina dhe tundën flamujt Spanjoll ndërsa kërkuan që Kryeministri socialist Pedro Sánchez të jepte dorëheqjen.
Spanja vendosi disa nga kufizimet më të rrepta në Evropë më 14 mars.
Spanja Ka lehtësuar kufizimet në javët e fundit, por Madridi dhe Barcelona kanë mbetur nën mbyllje të fortë për shkak të shpërthimeve më të rënda të Covid-19. Të dy qytetet do të fillojnë të hapin kufijtë e tyre nga e hëna duke lejuar piknik në natyrë dhe mbledhje deri në 10 persona.
Protestuesit kanë kërkuar të hapen baret, restorantet dhe hotelet, për shkak se sipas tyre po ndikojnë keq në ekonomi.
Pothuajse 1 milionë qytetarë kanë humbur punën vetëm në mars, ndërsa parashikimet sugjerojnë se ekonomia spanjolle do të humb deri në 12% këtë vit si rezultat i pandemisë.
Demonstruesit thirrën që Sanchez dhe Zëvendës Kryeministri Pablo Iglesias, i cili kryeson partinë e majtë Podemos, të tërhiqen nga masat./ I.M-Dritare.net

















