Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Unë jam burrë, kam rol historik, do ngjis Majën e Çikës!

Meta: Unë jam burrë, kam rol historik, do ngjis Majën e

Kreu i Partisë së Lirisë mbajti sot një konferencë, në të cilën sulmoi sërish kreun e SPAK-ut Altin Dumani, kryeministrin Rama dhe foli për përplasjen me Monika Kryemadhin. Meta u pyet nga një gazetare nëse ka informacion që SPAK-u ka përgatitur ndonjë urdhër-arrest ndaj ai.

Gazetarja: Ju e dinit muaj para shpalljes non-grata se çdo të ndodhte me Sali Berishën. Mos vallë keni informacion edhe për arrestimin tuaj përderisa keni ashpërsuar tonet ndaj SPAK?”

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotin Berisha për këtë çështje. Kisha në zyrë zotin Alfred Lela që do t’i bashkohet grupit që do të ngjisim majën e çikës. Deri tani jemi 150 vetë. Unë s’kam asnjë shqetësim, sepse mund të ndodhë edhe e kundërta. Por është e qartë se janë po aq të vërteta informacionet se Altin Dumani duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza kundër Ilir Metës. Unë jam burrë dhe nuk i llogaris buburrecët. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë sot. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar./K.C/ dritare.net