Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Unë jam armik i oligarkëve. 25 prilli, dita që do t’i rrëzojmë!

Meta: Unë jam armik i oligarkëve. 25 prilli, dita që do t’i

Presidenti i vendit, Ilir Meta, tha se çdo shqiptar do të shkojë të votojë më 25 prill, ditë që ai thotë do të rrëzohet oligarkia përtokë. Presidenti, tha Meta duke folur për pozicionin e tij, është në armik i oligarkëve, dhe është i lumtur për këtë.

“Me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë se shqiptarët e kanë kuptuar që fuqia e tyre është vota, që e kanë nënvlerësuar deri tani. Drejtorët e hipotekave çdo javë në Vlorë kush i ka ndërruar? “Unë s’jam zgjedhur nga LSI si president por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij i cili ka thënë se askush më mirë se Ilir Meta s’mund të mbrojë interesat e opozitës. Unë mbroj interesat e demokracisë. Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë. Presidenti është i keq se nuk mban anën e oligarkëve. Ne e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është i lumtur për këtë. Presidenti fton të gjithë qytetarët që ta kuptojnë, që oligarkia është armiku i tyre kryesor”, u shpreh Meta sot në Vlorë./L.F-dritare.net