Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta tregon çfarë foli me ambasadorët: U përcolla shqetësimet për plotësimin e 6 kushteve të BE

Meta tregon çfarë foli me ambasadorët: U përcolla

Kreu i shtetit, Ilir Meta takoi sot ambasadorët e vendeve të BE-së. Ai ka postuar në Facebook foto nga takimi, ndërsa shkruan se, u përcolli shqetësimet për plotësimin e 6 kushteve të BE-së.

"Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë. U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane. Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe germës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim.", shkruan Meta./K.C/dritare.net

Meta tregon çfarë foli me ambasadorët: U përcollaMeta tregon çfarë foli me ambasadorët: U përcolla