Meta nga Kavaja: Ku do shkosh, ti Edi Rama? Nuk ka vrimë në Shqipëri që të nxë ty!
Dritare.net
Presidenti Meta i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Rama të reflektojë dhe të rrëfehet te SPAK-u.
"Lëri qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. Boll e shkele Kushtetutën. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ti ke bërë me qindra krime zgjedhore gjithë këto ditë. Mos kujto ti se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohet dhe poshtërohet. Je ti që i fute kriminelët në politikë masivisht deri sa u ngrit gjithë bota për një ligj dekriminalizimin. I ftoj të gjithë qytetarët e Kavajës të ruajnë qetësinë, të kujdesemi për shëndetin e të plagosurit. Ato motivet e dobëta t’i lërë policia. Ardi Veliu lëri motivet e dobëta. Është serioze situata, nuk ka shaka. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin sepse do ketë veprime spektakolare që nuk ju ka vajtur mendja. Nuk preket më vota e shqiptarëve. Ka trima që duan ta prekin, ta provojnë. Ka çuna problematikë po kur të bëhet gjithë populli problematik me presidentin problematik? Ku do shkosh ti Edi Rama. Nuk ka vrimë gjëkundi në Shqipëri që të nxë ty. Ndaj thirri mendjes. Jemi bërë faqja e zezë e botës, kemi mbetur 10 vjet mbrapa për integrimin për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet me këto zgjedhje që do t’i vjedhës e t’i marrësh sipas qejfit tënd. Thellohu, reflekto dhe shko te SPAK-u dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta./M.M-dritare.net