Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Si çun i Pazarit të Ri, i them çunit të Kristaqit: Unë i bie më të fortit!

Meta: Si çun i Pazarit të Ri, i them çunit të Kristaqit:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se e pret një betejë e fortë politike nga shtatori.

Ai tha në takimin e Partisw sw Lirisw me strukturat e Tiranës se do ta shembw sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka krijuar kryeministrin ashtu siç shembi në emër të ligjit të gjitha kioskat te “Parku Rinia” në kohën kur ishte kryeministër i vendit.


“Të jeni të sigurt se shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin, me qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e ndershëm. Këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit, kështu do të shemb i pari unë, dhe ju një milion të qytetarëve të Tiranës, të gjithë së bashku, këtë kalbësirë, regjim që vetëm vjedh, mashtron grabit, tjetërson pronat e qytetarëve me falsifikime", u shpreh ai.

Me tej Meta i ka dërguar edhe një mesazh Edi Ramës, duke i thënë: “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fort. E këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë. Atë se do njeri po ai ka shumë lekë”. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kaq po ju them. Kur të shkojë te dhoma 4, spitali 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne. Ashtu firmos ti fët e fët, por firma mbetet”, shtoi Meta./M.K/dritare.net