Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta-shqiptarëve: Votën jepuani kandidatëve me integritet, t’i kthejmë zgjedhjet në festë!

Meta-shqiptarëve: Votën jepuani kandidatëve me integritet,

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë takimit me Shoqërinë Civile u shpreh se, nëse Rama konfirmon një shumicë pa prekur votën do të japë dorëheqje. Presidenti u kërkon qytetarëve që të ndërgjegjësohen se fuqia e tyre është vota dhe duhet ta përdorin atë për të zgjedhur dhe ndëshkuar.

“Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëhere unë do të kisha një retorikë tjetër. Shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët. Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor. Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë. Presidenti është i gatshëm të japë llogari për të gjitha veprimet dhe aktet e Tij. T'i kthejmë zgjedhjet në një festë të demokracisë.”,- tha Meta./K.C/dritare.net