Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta shfaqet pas shkarkimit: Parlamenti monist po heq vëmendjen nga krimet zgjedhore!

Meta shfaqet pas shkarkimit: Parlamenti monist po heq vëmendjen nga krimet

Ilir Meta u shfaq para mediave sot dy ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi me 104 vota. Meta tha se kjo shfaqje e parlamentit është për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit që ai i cilëson si masakër zgjedhore.

" Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë.

Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte programin", tha Meta./L.F-dritare.net