Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta për Autoritetin e Dosjeve: Më çoni për ndjekje penale, e kam fituar betejën!

Meta për Autoritetin e Dosjeve: Më çoni për ndjekje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, teksa u shpreh se nëse kanë prova se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, ta çojnë për ndjekje penale.

Ai tha se ka firmosur një deklaratë ku pohohej se ishte i pastër, duke shtuar se e ka fituar këtë betejë tashmë.

“Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh? Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar. Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet Autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë, të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta? Me mua do kenë probleme të mëdha.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thirrisni dhe ata të Autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot, që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provokojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor? Jam verifikuar që nga '92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur, përrallat e këtyre, që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama? Për ca të vete unë, për aninomatin? Ata të vijnë tek Prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë.”, tha Meta./M.K/dritare.net