
Meta-Ramës: Mua do më bësh dëshmor ti more qen bir qeni, unë jam Ilir Meta nga Skrapari, të bëj mos kesh vrimë ku të futesh
E Premte 30 Tetor 2020, 00:12
Dritare.net
Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet ndaj Edi Ramës, në daljen e tij në studion e "Zonë e Lirë".
Presidentin u nxit nga një deklaratë e Ramës në parlament ku tha “çfarë do Meta të bëhet Mbret apo Dëshmor i Kombit”.
“Pinok, mashtrues. Unë jam Ilir Meta dhe jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai. More qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot.
Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë ku të futet e të rrijë në Shqipëri.
Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. I thuaj Sorosit të vijë këtu dhe të bëjë investime, por të vijë dhe të zbrazë vendin kjo nuk bëhet ia kam thënë para dy vitesh”, deklaroi Meta ndër të tjera./I.m-Dritare.net

















