Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta-Ramës: Me fat që s’isha në Vlorë kur u pérmbyt, as kamerdarja s’më bënte derman mua

Meta-Ramës: Me fat që s’isha në Vlorë kur u

Kryeministri, Edi Rama u shpreh pak ditë më parë se, presidenti, Ilir Meta bashkë me drejtuesit e opozitës përdorin çdo krizë, në këtë rast përmbytjet e fundit, si kamerdare për pushtetin e tyre. Kësaj deklarate i është përgjigjur edhe kreu i shtetit, ndërsa ishte në Vlorë. Meta u shpreh sot se, ishte me fat që nuk qëlloi në Vlorë ditën e përmbytjeve, sepse nuk do t’i bënte derman as kamerdarja.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju. Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli.”,- tha Meta./K.C/dritare.net