Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Rama do japë llogari si Çeçua!

Meta: Rama do japë llogari si Çeçua!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se Shqipëria ka një Parlament me vota të vjedhura dhe se Rama s’mban asnjë përgjegjësi për këto fatkeqësi që i shkakton popullit shqiptar.

Megjithatë, Meta tha se Rama do të japë llogari si “Çeçua”, e kjo është e padiskutueshme.

“Partia e Lirisë do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje, në çdo moment, urojmë dhe shpresojmë dhe punojmë që të kemi zgjedhje sa më të shpejta, të përgjithshme dhe vendore, sepse Shqipëria ka nevojë për legjitimitet, Shqipëria ka një Parlament me vota të vjedhura, e shikoni edhe vet si është atje, ka një qeveri jo legjitime, që shkel çdo ditë ligjin dhe Kushtetutën, s’mban asnjë përgjegjësi për këto fatkeqësi që i shkakton popullit shqiptar dhe populli i Shqipërisë ka ardhur koha të vendosë sovranitetin e tij dhe t’u jap legjitimitet institucioneve përmes votës së lirë. Edi Rama do të japë llogari si Çeçua, kjo është e padiskutueshme”, tha Meta./M.K/dritare.net