Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta pyet Fevziun: Merre përsipër të bëhesh kryeministër, unë me 20 burra e shpërndaj parlamentin!

Meta pyet Fevziun: Merre përsipër të bëhesh

Presidenti Ilir Meta, insiston se për shpërndarjen e kuvendit, i dihen 20 burra, duke nënkuptuar se shpërndarja e kuvendit vjen me forcë në këtë rast.

Gjatë një debati në "Opinion" Meta ka pyetur Blendi Fevziun, nëse ai e merr përsipër që të bëhet kryeministër.

“Nëse shpërndaj parlamentin, unë do shpërndaj edhe qeverinë se nuk ka sens.

Por që të shpërndaj qeverinë dhe parlamentin na duhen nja 20 burra.

E merr ti përsipër të bëhesh kryeministër (i drejtohet gazetarit Fevziut). Na duhet dikush ta marrë përsipër”, deklaroi Meta.

“Po mua s’më ka lënë mendja…”, iu përgjigj gazetari./ I.M-Dritare.net