Meta pret ministren austriake: Sfida jonë, zbatimi i kritereve të Kopenhagës, kyç për të motivuar të rinjtë!
Dritare.net
Presidenti Meta ka pritur sot Ministren Federale për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler. Meta shkruan se në takim ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit evropian.
"Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler. Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian. Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë”, shkruan Meta në "Facebook"./dritare.net