Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta pas takimit me ambasadorët: Po u shkel marrëveshja e 5 qershorit, do të ketë vetëm një përgjegjës

Meta pas takimit me ambasadorët: Po u shkel marrëveshja e 5 qershorit,

Pas takimit me ambasadorët e huaj, kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur sërish për marrëveshjen e 5 qershorit. Meta shprehet se po pret që kjo marrëveshje të kodifikohet.

“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk do të ketë dy fajtorë nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit, do ketë vetëm një. I cili për fatin personal kërkon të verë në lojë fatin e 4 milionë shqiptarëve. Secili prej politikanëve duhet të ndajë çështjet shtetërore dhe të interesit kombëtar nga interesi personal dhe ai partiak. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e ka shumë gabim dhe është në kohë për të reflektuar dhe për të përmirësuar të ardhmen e tij.”-tha Meta./K.C/dritare.net