Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Presidenti Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Përmes një statusi në “Facebook”, Meta falenderoi dy grupet politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar!, ka shkruar Meta../M.M-dritare.net