Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Njoh vetëm PD-në e Berishës. Nuk ka tjetër!

Meta: Njoh vetëm PD-në e Berishës. Nuk ka tjetër!

Ish-presidenti Ilir Meta do të jetë në krah të Sali Berishës, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kreun e PD-së. I pyetur nga gazetarët se cilën PD njeh, Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar.

7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta./Xh.Xh/dritare.net