
Meta në protestë pranë Berishës, shoqërohet nga djali: Vrasje e paralajmëruar!
Dritare.net
Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta, ka mbërritur në protestën që po organizohet para ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 7-vjeçares nga gomonia.
Meta tha se ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqen, teksa shoqërohej nga djali i tij Besart Meta. Ai u vendos pranë ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
“Ajo që ka ndodhur nuk është një rastësi. Është e paralajmëruar sepse vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë në rrethana ta ngjashme, asnjë masë nuk është marrë. Zgjidhja është protesta. Zgjidhja është dorëheqja e ministrave përgjegjës dhe kryetarëve të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Sot protestohet që kjo situatë papërgjeshmëri të marrë fund, të mbrojmë fëmijët e shqiptarëve”, tha Meta./M.K/dritare.net

















