
Meta letër KED për Gjykatën Kushtetuese: Situatë e papranueshme
Dritare.net
Presidenti Meta i është drejtuar sot përmes një shkrese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, lidhur mbi vonesat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në letër thuhet se:
"KED i kërkohet të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave brenda muajit shtator 2020, për të tre vendet vakante që i përkasin Presidentit dhe Kuvendit, duke shmangur çdo vendimmarrje antikushtetuese që do të impononte reagim dhe do të shkaktonte pasoja të pandreqshme ndaj këtij procesi jetik për vendin".
Presidenti Meta ka evindentuar problematikat dhe vonesat që sipas tij janë të pajustifikuara. Ai kërkon, shkruhet në letër, zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë./L.F-dritare.net

















