
Meta: Lefter Koka dhe djali i tij terrorizojnë me armë durrsakët që të mos votojnë LSI
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta foli sot për tre banda që blejnë vota në Durrës. Listës së personave që sipas Metës blejnë vota, Meta i shtoi edhe Lefter Kokën. Meta u shpreh se Lefter Koka dhe djali i tij dalin me pistoletë dhe terrorizojnë qytetarët që të mos votojnë LSI-në, me porosi të Edi Ramës.
“Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ardi Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë. Me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës.”, tha Meta./K.C/dritare.net

















