Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta kthen në Kuvend ligjin për vlerësimin e punonjësve të Policisë

Meta kthen në Kuvend ligjin për vlerësimin e punonjësve

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.

Në arsyetimin ligjor të bërë publik nga institucioni i Presidencës thuhet: “Veçanërisht kur vendi pritet t’iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues. Kjo pasiguri e personelit policor është e pritshme dhe ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor”.

Sipas Metës, ligji, i miratuar në mënyrë të nxituar, përmbante një gabim që në titullin e tij, titull i cili nuk reflekton vetëm një ndryshim dhe vetëm një shtesë që bëhen përmes tij në ligjin bazë nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, por titullohet si një ligj i ri./E.B-dritare.net