
Meta kthen në Kuvend ligjin për shtesën e koncesionit në Porto Romano
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për shtesën në kontratën koncesionare në Porto – Romano.
Meta argumenton se marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë dhe se është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës.
“Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent.“ thuhet në kthimin e dekretit./E.B-dritare.net

















