Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Jam shumë i shqetësuar për Boris Johnson!

Meta: Jam shumë i shqetësuar për Boris Johnson!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, pasi gjendja e tij është përkeqësuar 10 ditë pasi është diagnostikuar me koronavirus.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shprehet mjaft i shqetësuar për gjendjen e Johsson dhe i uron shërim të shpejtë.

“ Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë! ”-shkruan Meta./ I.M-Dritare.net