
Meta: Do të kemi mijëra tamponë, duhet të mbrojmë shëndetin e personelit mjekësor!
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta është shprehur në Real Story në News 24 se Shqipëria ka mjaftueshëm tamponë, për të testuar të gjithë ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar me koronavirus. Meta tha më tej se, Shqipëria do të ketë dhjetëra-mijëra tamponë.
“Sipas vlerësimit tim, sfida më e madhe që kemi ne në të gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme dhe ende të panjohur mirë është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje. Kur ndodh që mjekët të infektohen në Itali, sigurisht që ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu. Është e rëndësishme që të mos shkojmë deri në situatën e Italisë. Sot morëm masat dhe personeli i vijës së parë do të ktë të gjitha mjetet që duhet. Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundësitë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë. E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponët ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla”, u shpreh Meta.

















