
Meta bëri thirrje për kujdes ndaj koronavirusit, Beqaj i publikon foton e këshilltarëve!
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta, sot ka bërë thirrje për kujdes për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Por, ish Ministri i Shëndetësisë, deputeti Ilir Beqaj, ka ironizuar Metën duke I publikuar foton e këshilltarëve të presidentit, ku shkruan se: Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta. Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.
Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme./ I.M-Dritare.net

















