
Meta: 25 prilli, referendum popullor që droga dhe trafiqet t'i mbeten së shkuarës!
E Hënë 12 Prill 2021, 18:06
Dritare.net
Presidenti Meta ka komentuar raportin e Europol-it për kërcënimin nga krimi i organizuar në BE dhe Evropë. Sipas Metës, edhe drejtuesja e Europolit, Catherine de Bolle bën përgjegjëse qeverinë shqiptar që ai e quan "Rilindje". Presidenti thekson se droga e trafiqet po ja nxijnë faqen e po e rrënojnë Shqipërinë, ndaj 25 prilli është referendum popullor që ato t’i përkasin të shkuarës.
"Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë.
Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse "Rilindjen".
Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t'i përkasin të shkuarës", shkruan Meta në një status në "Facebook"./M.M-dritare.net

















