Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mësimi që po i japim Athinës pas 30 vitesh! Flet Mentor Kikia

Mësimi që po i japim Athinës pas 30 vitesh! Flet Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai bëri një paralelizëm të marrëdhënies së shtetit grek me shqiptarët dikur, edhe sot. Sot Greqia, thotë Kikia nuk është më me fshesë në dorë për t’iu kundërvënë Shqipërisë, por është me mentalitete.

“Në raport me vendet e tjera Shqipëria nuk është ai vend që ka qenë. Hapja e negociatave i jep një lloj statusi tjetër. Sa i takon marrëdhënieve me Greqinë besoj që në këtë fazë, kemi fituar një lloj krenarie. Faktori emigracion të paktën dy dekadat e para ka qenë sa një mollë shpëtimi për familjet shqiptare në Shqipëri. Por ka qenë edhe një mollë sherri sepse herë Athina kishte fërkime me Tiranën, e shfrynte reaksionin politik te shqiptarët që punonin në ndërtim, ferma, ara. Kujtojmë këtu operacionet fshesa. I merrnin shqiptarët pa dokumente, i ngarkonin në autobusë edhe i shkarkonin në kufi. Kjo bënte që shqiptarët e kthyer t’i kërkonin llogari qeverisë shqiptare, sepse me emigrimin po mbanin familjen me buke. Në një fare pikë kjo ndikonte që Tirana ta ulte kokën. Sot shqiptarët e Greqisë nuk janë kaq të ndikueshëm nga këto lloj operacionesh, sepse janë integruar, kanë marrë letrat. Nuk është e lehtë sot të shkulësh një familje nga Athina, që ka letra, është integruar, ka fëmijët në shkolla. Pra me këtë faktor Tirana nuk është me e shantazhueshme. Përkundrazi është duke marrë rolin e një komuniteti qe po konsiderohet nga vetë grekët, sepse tani një pjesë e tyre janë edhe votues. Greqia u vu vetë në pozitën e të dobëtit kur BE-ja zbuloi mashtrimet që bënin me bilancet. Pra kuptoi që të jesh i dobët, i varfër, je i detyruar të hash çfarë të vënë përpara. Sot Greqia nuk është më me fshesë në dorë për t’iu kundërvënë Shqipërisë, por është me mentalitete.”, tha Kikia në DritareTV./K.C/dritare.net