Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni Google Classroom!

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni

Nga Sofilda Llogori*
Në momentin kur u informuam që shkolla do të mbyllej për shkak të Covid-19, mësimi në vazhdim do te zhvillohej me anë të Whatsapp. U krijuan grupet për çdo klasë dhe puna filloi. Dita e parë ishte shumë e ngarkuar me udhëzime sesi do të punohej nga shtëpia dhe detyra të ndryshme për nxënësit. Në fund të javës së parë kuptova që më duhej të gjeja një sistem tjetër për të zhvilluar mësimin, kjo pasi kisha një pafundësi detyra shtëpie dhe pyetje të shpërndara në telefon. Ishte fund i tremujorit të dytë dhe duhej të zhvilloja testimin e njohurive e cila me Whatsapp është e lodhshme.

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni


Pas një lundrimi disa orësh në internet, dëgjova shumë tutoriale sesi funksiononte dhe vendosa të testoj Google Classroom me nxënësit e klasës sime kujdestari, të cilët u treguan shumë bashkëpunues edhe pse kishin kaluar një javë të ngarkuar dhe ishte fundjavë. Google Classroom me rezultoi një aplikacion tepër i mirë për ato që ofronte.

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni


Të mirat e Google Classroom !!!
Për mësuesit dhe nxënësit
Është shumë komod pasi mjafton të kesh një smartphone ( të cilin në fund të ditës nuk do të të duhet që ta shkarkosh se të nesërmen të duhet të kesh përsëri vend të lirë për të punuar), laptop, I-pad apo desktop . Çdo informacion e ke aty dhe e hap kudo dhe punon kurdo pa u bezdisur nga telefoni që të bën “bërr-bërr” çdo moment. Ky komoditet nuk është vetëm për ne mësuesit por edhe për nxënësit.

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni
Për nxënësit!

Mësimi i shpjeguar është gjithmonë aty, mjafton të “hysh” në klasën virtuale dhe të shfaqet. Nuk do i duhet të “sorollatet” nëpër Whatsapp derisa ta gjejë atë që mësuesi ka shpjeguar para 1 jave, apo me keq akoma mund edhe ta ketë fshirë fare pasi është ngarkuar shumë telefoni.
Nxënësi mund t’i zhvillojë detyrat e shtëpisë në fletore apo në kompjuter, mjafton një klik dhe ia ka dërguar mësueses, mjafton të fotografojë detyrën dhe çdo gjë përfundon këtu. Edhe nëse ka harruar një detyrë pa përfunduar mund të marrë një mesazh nga mësuesi për detyrën dhe të kontrollojë nëse i ka plotësuar apo jo detyrat e dhëna. Nxënësi merr detyrën e korrigjuar bashkë me komentet apo vlerësimin që mësuesi ka bërë.

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni

Zhvillimi i testit nga nxënësit është më i qartë por edhe më i lehtë për t’u zhvilluar. Nuk u duhet të shkruajnë pyetjen apo edhe alternativën e saktë , të ndërtojnë tabelën apo të imagjinojnë një figurë apo një video ndihmëse për pyetjen. Mjafton që ata të zgjedhin përgjigjen e saktë apo të shkruajnë vetëm përgjigjen.

Për mësuesit

Shpjegimi i mësimit bëhet në format nga më të ndryshmet, të cilën mësuesi e zgjedh sipas tematikës që ka, duke filluar nga një shpjegim i thjeshtë në Word, dhe deri tek Video Konferencat. Këtu përfshihen edhe paraqitja në Google Slide apo bashkëngjitja e një foto, video, apo link nga Youtube për ta bërë sa më të kuptueshëm mësimin.

Mësimi në kohën e koronavirusit/ Ja si të përdorni

Të mendosh që në Whatsapp kur ke 150 apo më tepër detyra për të korrigjuar, të cilat janë të shpërndara, është e pamundur që t’i përfundosh në kohë dhe të jesh efikas në atë që bën pasi duhet të mbash shënime se ku ti kanë dërguar nxënësit. Detyrat e shtëpisë që nxënësit i dërgonin në Whatsapp, Viber, E-mail mësuesi i ka të ndara sipas klasave ku jep mësim. Kështu i korrigjon sikur të kishte para fletoren e nxënësit dhe u dërgon në çast ato të vlerësuara. Mësuesi ka një “regjistër” për çdo detyrë që ka vlerësuar nxënësin me notë.
Mund të krijosh testim njohurish në formën e Quizz-it, pyetje me përgjigje të shkurtra apo nga ato me zhvillim. Mund të krijosh grafikë apo diagram, një testim njohurish në të gjitha lëndët. Testimi është i ndërtuar në mënyrë elektronike, shumë herë më tërheqës se sa ai tradicionali në fletë ( që në këto ditë izolimi është i pamundur të përdoret). Koha e caktuar për zhvillimin e testit është gjithashtu një pikë e fortë. Nëse koha ka përfunduar, thjeshtë me një klik nxënësit nuk mund ta dorëzojnë më atë. Në këtë mënyrë edukojmë që çdo punë ka një afat të caktuar, i cili duhet të respektohet si në klasat reale!/dritare.net

*Mësuese anglishteje, shkolla e mesme “Muharrem Çollaku”-Pogradec