
Mesazh i James Baker: Isha dëshmitar se si Shqipëria festoi lirinë më 1991!
Dritare.net
Ambasada amerikane në Tiranë përmes një videomesazhi ka publikuar fjalën e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.
Në mesazhin e tij, Baker kujton vitet e vështira që kaloi Shqipëria dhe thekson se “ishte personalisht dëshmitar se si u festua liria më 22 qershor 1991″. Ndër të tjera ai shton se Shqipëria ka përparuar drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe fqinjët e saj.
“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”! Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysëm shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. Përballë qindra mijëra shqiptarëve në sheshin Skënderbej në Tiranë, ai i siguroi ata, “Liria funksionon”. Në 31 vjetorin e asaj dite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit James Baker dërgoi këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët", shkruan ambasada amerikane./Xh.Xh/dritare.net

















