Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Merret vendimi/ BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Merret vendimi/ BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Këshilli Evropian miratoi sot një rekomandim për heqjen graduale të kufizimeve të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian. Kufizimet duhet të hiqen për vendet e listuara në rekomandimin e KE-së. Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 1 korriku vendet anëtare duhet të fillojnë të hapin kufijtë për rezidentët e vendeve të treta si:

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Mali i Zi

Maroku

Zelanda e Re

Rwanda

Serbia

Koreja e Jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguay

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Merret vendimi/ BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Sipas këtij rekomandimi, rezidentët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si rezidentë të BE-së. Në këtë listë nuk është përfshirë Shqipëria, duke e shtyrë edhe për dy javë të tjera udhëtimin në vendet e BE-së. Po ashtu edhe Amerika me Brazilin nuk janë pjesë e kësaj liste, informon dritare.net

Kriteret që u morën për bazë në këtë vendim përfshijnë situatën epidemiologjike, masat e kontrollit, distancimin fizik, si dhe faktorët ekonomikë dhe socialë, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

Merret vendimi/ BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Por ka një kategori njerëzish që përjashtohen nga kufizimet në vendet që nuk janë në listë:

-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre

-Rezidentët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre

-Ata që e kanë të nevojshme udhëtimin.

Vendet e lidhura me Shengenin (Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra) gjithashtu përfshihen në këtë rekomandim.

Merret vendimi/ BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Rekomandimi i Këshillit nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Autoritetet e shteteve anëtare janë përgjegjëse për zbatimin e rekomandimit. Ato vende, me transparencë të plotë, mund të heqin kufizimet në mënyrë progresive vetëm me vendet e listuara. Një shtet anëtar në BE, nuk duhet t’i heqë kufizimet me vendet e treta që nuk janë në listë. Kjo listë do të përditësohet nga Këshilli Evropian pas dy javësh./K.C/dritare.net