
Një peshkarexhë në Triport të Vlorës u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Në anijen e peshkimit e cila u përfshi nga flakët po kryheshin riparime.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net

















