
Mero Baze: Meta do bëhet president i shoqatës së të burgosurve nga Reforma në Drejtësi
Dritare.net
Botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze, i është përgjigjur presidentit Meta, pas reagimit të këtij të fundit, për një lajm botuar në gazetë. Bëhet fjalë për një lajm ku thuhet se lojtari i Tiranës, Winful Cobbinah, ka vetëm 2 vjet që jeton në Shqipëri dhe ka marrë pasaportë shqiptare.
Menjëherë, botuesi Baze reagoi ndaj akuzave të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi. Ja çfarë shkruan në Facebook:
"Më paska sulmuar Presidenti duke më kërcënuar me "tmerrim", kur të vij në pushtet, disa ditë pasi ka vajtuar për sulmet ndaj Ylli Ndroqit me të cilët ndan planin e biznesit dhe programacionin e tij.(Mund t'ia provojë po ka kuriozitet). Tani ky në pushtet është, se më shumë se president të Republikës, nuk e bëjmë dot. Vetëm nëse e ka fjalën kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi, se më shumë se kaq pushtet sa ka, si japim dot.
Plus kësaj kam tërë jetën në opozitë me këtë, kur ka qene kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër e president. Sjam tmerruar, as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë, më kanë nxjerrë nga redaksia me policë etj. Përkundrazi atë e kam parë të tmerruar.
E inkurajoj ta mbaj fjalën, e jo të më marrë në telefon e të më thotë "O vëlla Blushin lexon ti? Ai është budalla ia shkruan Monika."/L.F/dritare.net

















