Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Merkel i hap rrugën vaksinës ruse: Nëse EMA nuk e miraton, do të gjejmë mënyrat tona!

Merkel i hap rrugën vaksinës ruse: Nëse EMA nuk e miraton, do

Përballë një vale të tretë Merkel siç duket po mendon për ti dhënë dritën jeshile në Gjermani vaksinës ruse Sputinik V.

“Për një kohë të gjatë kam menduar se duhet të shfrytëzojmë çdo vaksinë të aprovuar nga EMA. Dhe është e qartë se unë do të preferoja një zgjidhje evropiane. Por nëse nuk ndodh kështu ne do të ndjenim rrugën tonë gjermane. Angela Merkel tha se Gjermania është e gatshme të shkëpusë trenin e saj nga treni evropian nëse shkencëtarët e EMA marrin shumë kohë për të miratuar vaksinën ruse Sputnik V. Për më tepër Merkel ka lënë të kuptohet se Gjermania, tani në valën e tretë të plotë të koronavirusit, duhet të mësohet me idenë e një kthimi në bllokim. Incidenca, parametri që merret si referencë për të vendosur kufizimet, tani është 95.6 të infektuar për 100 mijë banorë në shtatë ditët e fundit. Javën e kaluar ishte 72. Në polemikat e vaksinave, pas katastrofës së ndalimit në AstraZeneca, Berlini futet në një rrëmujë tjetër. Vendi tha se ishte i gatshëm të luante kartën ruse, madje edhe vetëm, nëse ishte e nevojshme. /L.F-dritare.net