Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mënyra e mbajtjes së duarve me partnerin ka një domethënie për lidhjen tuaj

Mënyra e mbajtjes së duarve me partnerin ka një domethënie

Mënyra e mbajtjes së duarve me personin e zemrës, ka një domethënie. Janë psikologët ata që merren me përkthimin e veprimeve në kuptimin e ndjenjave.

Dritare.net në këtë artikull sot ju sjell disa studime të sjelljes sociale, që ka gjetur se mënyra sesi i mbani duart me personi e zemrës tregon më shumë për marrëdhënien tuaj.

Një ndërthurje e lehtë e gishtave, tregon respekt

Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve tregon se marrëdhënia juaj është emocionalisht e qëndrueshme dhe se i besoni plotësisht partnerit tuaj. Ju i respektoni ndjenjat e njëri-tjetrit.

Pëllëmba mbi pëllëmbë, tregon përgjegjësi

Kjo është një mënyrë më e mirë që tregon se kush e dominon marrëdhënien. Kur njerëzit duan të mbrojnë ose qetësojnë partnerin e tyre, i mbajnë duart në këtë mënyrë.

Gishtat e ndërthurur, tregojnë kujdes

Kjo mënyrë tregon se jeni shumë të lidhur, dhe e ndjeni me të vërtet dashurinë për parterin. Njerëzit që i mbajnë duart në këtë mënyrë përpiqen të jenë të ndershëm me njëri-tjetrin pa fshehur dobësitë dhe të metat e tyre. Marrëdhënia e tyre bazohet në besim dhe kujdes.

Të kapur vetëm me gishtat e vegjël të duarve, tregon filtrim

Nëse ju ka ndodhur të kapeni me partnerin në këtë mënyrë, marrëdhënia juaj është në fazën e flirtimit. Ju po mësoni gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe nuk jeni gati për asnjë lloj përgjegjësie. Zakonisht njerëzit që janë në fazën fillestare të marrëdhënies së tyre, i mbajnë duart në këtë mënyrë.

Prekja aksidentale, tregon simpati të fshehur

Kur ecni me njëri-tjetrin dhe papritmas duart ju takohen pak, kjo do të thotë se njëri prej jush dërgon sinjale se ka simpati ndaj tjetrit.

Mbajtja e gishtërinjve, tregon besim

Ai që mban gishtat e partneres tregon respektin dhe besnikërinë, saqë është gati ta mbrojë për çdo gjë. Zakonisht çiftet që kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme i mbajnë duart në këtë mënyrë.

Mbajtja e dorës, tregon tërheqje

Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve duket mjaft agresive dhe tregon se ju jeni tërhequr fizikisht nga njëri-tjetri dhe që ju keni nevojë vërtet për njëri-tjetrin. Por ky gjest tregon se personi është i ashpër dhe egoist.

Mbajtja e belit, tregon pasion

Nëse partneri shpesh herë ka këtë marrëdhënie me ju, tregon se është vërtet i afërt me ty. Nëse këtë veprim e bën vetëm njëri nga partnerët në çift, dhe tjetri nuk e bën, tregon që është posesiv.

Qëndrimi zyrtar, tregon një ndjenjë sigurie

Ky është një gjest klasik që tregon se marrëdhënia është e qëndrueshme. Por ky gjest nuk do të thotë që këta dy persona kanë domosdo lidhje dashurie./Përshtati nga Bright side/I.M-Dritare.net