Mentor Kikia: Çfarë duhet të ndryshojë në Kodin Penal!
Dritare.net
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për rezolutën e PS-së për antikorrupsionin. Kikia thotë se me këtë rezolutë do të kërkohen të bëhen ndryshime në Kodin Penal. Gazetari rendit ndryshimet që duhen dhe nuk duhen bërë në Kodin Penal.
“Nëse do ketë iniciativa për t’i mbajtur dorën SPAK-ut… Sepse çfarë ndodh? Nuk mund të thuash që SPAK-u duhet të vazhdojë të dënojë, por në fund i heq pushkën dhe i jep një palë llastiqe. Nëse i ke bërë këtë do të thotë që i ke hequr mundësinë për të vepruar. Nëse do fillohen të bëhen makinacione jo i heqim SPAK-u veprën për shpërdorim të detyrës dhe ia kalojmë prokurorisë normale dhe SPAK-u të këte vetëm korrupsionin, atëherë këta që janë sot në duart e SPAK-ut do mbarojnë punë sepse janë të gjithë për shpërdorim detyre. Ka një lloj absurditeti që nuk është te Kodi Penal, por është te cilësimi i veprës penale që ka bërë SPAK-u. Një zyrtar të lartë që akuzohet për një aferë 110 milionë euro nuk mund akuzosh për shpërdorim detyre. Këtu nuk është faji i Kodit Penal, por i atij që i shkruan akuzën. Nëse do fillojnë të bëhen ndërhyrje në Kodin Penal, por me paramendim që të qethin zonën ku vepron SPAK-u, atëherë do të thotë që do ketë ndërhyrje që do të thotë se do i heqësh gurët nën këmbë SPAK-ut. Nuk është thjesht populizëm, apo qokë politike kjo nismë.”, thotë gazetari ndër të tjera./K.C/dritare.net