Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mëngjesin e të premtes syfyri i parë, nis nesër muaji i Ramazanit!

Mëngjesin e të premtes syfyri i parë, nis nesër muaji i

Në mëngjesin e së premtes, do të konsumohet syfyri i parë, që shënon fillimin e muajit të Ramazanit. Si asnjë herë më parë, sikurse ndodhi edhe gjatë Pashkëve, edhe në këtë rast, xhamitë do të jenë të boshatisura. Falja e vakteve, do të bëhet individualisht, secili në shtëpinë tij. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët.

"Të nderuar besimtarë, nesër, më 24 prill fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit qe përfaqësoj të gjithë besimtarët mysliman nga Shqipëria, trevat shqiptare, diaspora dhe më gjerë: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namazin e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe. Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji në xhemat të kthehet sa më shpejt”.

Ky është kalendari i muajit të Ramazanit./L.F-dritare.net

Mëngjesin e të premtes syfyri i parë, nis nesër muaji i