Melania do të tregojë anën tjetër të historisë në Shtëpisë e Bardhë, në një libër!
Dritare.net
A jeni gati për të mësuar për anën tjetër të historisë në Shtëpinë e Bardhë, nga Melania Trump? Thashethemet tregojnë se ashtu sikurse Michelle Obama, edhe Melania do të shkruajë një libër për 4 vjetët e saj si Zonjë e Parë. Mësohet se presidenti ende në detyre Donald Trump, po e inkurajon atë në këtë projekt.
Ajo nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, aq e heshtur sa mund të prisni. Ky lajm vjen pak kohë pasi ish-mikesha e saj, Stephanie Winston Wolkoff, shkroi një libër për miqësinë që kishte ajo me Melania Trump, dhe se si ato më vonë u bënë ‘armike’.
Melania shpesh është përfolur se ka qenë ë palumtur në Shtëpinë e Bardhë, dhe se humbja e presidentit Trump në këto zgjedhje, qe një gëzim për të. Po kështu pak kohë më parë, mediat ndërkombëtare shkruan se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ajo do të kërkojë divorcin. Mbase në librin e saj, ajo do të tregojë edhe këtë pjesë të historisë./L.F-dritare.net