Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Media franceze: Zbuloni 7 vendet e Shqipërisë, që magjepsin me histori dhe trashëgimi arkitekturore!

Media franceze: Zbuloni 7 vendet e Shqipërisë, që magjepsin me

“Në buzë të detit Jon, Riviera Shqiptare shtrihet mbi njëqind kilometra nga Vlora në Veri deri në Sarandë, që ndodhet në kufirin grek. Ajo shkon përgjatë limaneve të egër dhe shkëmbinjve të pjerrët, nga vendpushimet bregdetare në fshatrat autentikë”, kështu e nis artikullin revista franceze Figaro Nautisme.

Figaro Naustime rendit 7 vende turistike që duhet të vizitohen patjetër gjatë një turneu në jug të Shqipërisë.

Vlorë!

E vendosur në zemër të gjirit me të njëjtin emër, qyteti i Vlorës është i mbushur me vende emblematike. Sheshi i Flamurit dhe Muzeu i tij i Pavarësisë, Xhamia e Muradies, Varrezat e Dëshmorëve. Në fund të këtij pushimi kulturor, drejtohuni në bregdet për të shijuar gjiret dhe limanet e egra me ujëra të kristalta.

Orikum!

Vazhdoni udhëtimin tuaj drejt fshatit simpatik të Orikumit, një portret i vërtetë i jetës lokale. Lëreni veten të tundoheni nga pyjet e tij të mbrojtura, të ngritura deri në më shumë se 2000 metra mbi nivelin e detit. Do të zbuloni shumë lloje pemësh, si dhe të kafshëve të egra, duke përfshirë shqiponjat dhe ujqërit.

Dhërmi!

Në verë, fshati shndërrohet në një vendpushim të kushtueshëm dhe të gjallë bregdetar. Dhërmiu kufizohet nga një plazh olimpik me rërë të hollë dhe me pamje nga manastir i Shën Theodhorit, duke formuar një mjedis mahnitës.

Jala!

Sigurisht një nga plazhet më të bukura në rajon. Rëra e saj e imët, e artë dhe uji i kaltër, formojnë një peizazh idilik.

Lukova, fshat i njëmijë aromave!

Udhëtimi vazhdon drejt Lukovës. Një thesar i vërtetë ku ajri i detit Jon përzihet me aromat e luleve të egra dhe portokalleve. Ky fshat në bregdetin shqiptar është shtëpia e një prej plazheve më të bukura në të gjithë vendin dhe do t'ju lejojë të relaksoheni në qetësi të plotë.

Saranda, joshëse!

Ky qytet bregdetar me një atmosferë miqësore ndodhet pikërisht përballë ishullit të Korfuzit. Shkoni për një shëtitje në shëtitoren e tij bregdetare dhe ndaloni në fshatin e Ksamilit për t'u çlodhur në plazhet e mrekullueshme dhe për të notuar në ishujt e tij. Mos e humbisni sitin arkeologjik të Butrintit, i listuar si Trashëgimi Botërore në UNESCO, më pak se 20 km në jug.

Butrinti!

Butrinti, një park kombëtar dhe vend arkeologjik, është një pasazh i paharrueshëm që do t'ju lejojë të gërmoni në historinë e largët të vendit. Në zemër të një ekosistemi të jashtëzakonshëm, vendi ndërthur monumentet historike të lashta greke me atraksionet natyrore të bimësisë së ruajtur. Një mënyrë e mirë për të përfunduar me stil udhëtimin tuaj në Rivierën Shqiptare.

Shqipëria është ende e kursyer nga turizmi masiv, por po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë që kërkojnë autenticitet dhe udhëtime të orientuara drejt natyrës dhe kulturës.

Ka shumë gjëra për të parë dhe bërë në Shqipëri!

Plazhe të shkëlqyera, vende të UNESCO-s, monumente historike. Shqipëria ka një histori magjepsëse dhe një trashëgimi arkitekturore që ia vlen të vizitohet./M.K-dritare.net