Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Me trup në Amerikë, me shpirt në Tushemisht!

Me trup në Amerikë, me shpirt në Tushemisht!

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga sjellim sërish një histori Shqipërie. Naum Mëhlli është larguar nga Tushemishti në vitin 2001 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ëndrrën amerikane.

Iku, por historitë, këngët dhe traditat i mori me vete, së bashku me mallin për vendin, që ia mbush sytë me lot sa herë që përmendet Shqipëria.

“Unë kam lindur në Tushemisht në 13 nëntor 1962. Deri në 2001 kam jetuar në Tushemisht. Ky burimi është në shtëpinë time. Filmi është realizuar te shtëpia e djalit të xhaxhait. Ky muri ndan oborrin e shtëpisë sonë me atë të kushërinjve. Shtëpinë e kemi edhe sot, edhe pse aty nuk jeton njeri. Ajo shtëpi është e vëllait të vogël tani, sepse ne kështu e kemi në traditë.

Zakonisht Kinostudioja kur zgjidhte të xhironte filma në Pogradec, zgjidhte kohën e verës. Vinin familjarisht, duke bërë edhe punë edhe pushime në plazh. Unë isha në klasën e shtatë, dhe e kam ndjekur nga fillimi deri në fund, xhirimin e këtij filmi. Kam 22 vjet në Amerikë, po mendjen e kam te ky burim. Ajo shtëpi është vetëm për ne. po të mblidhemi të gjithë, ajo shtëpi kompletohet me ne që jemi të larguar.

Atë ditë që jam martuar unë janë bërë zgjedhjet e para për pushtetin vendor. 26 korrik 92. Jam fejuar nme Suzanën, kolonjare, në 18 gusht të 91. Unë nisa studimet për inxhinieri ndërtimi. Godina e parë që është ndërtuar në Qytet student, decani jonëkëmbënguli që të parët që do të hyjnë aty do të jenë djemtë e inxhinierisë së ndërtimit. Më pas hynë vajzat. Kur ishim student nuk u njohëm, edhe pse jetonim afër. Një shoqe na njohu. Unë kam dy vajza. Kanë më pak se dy vjet diferencë.

Në mars të 94 hapa një biznes në Shqipëri. Te hotel Dajti kishte ardhur një avokat nga amerika. Ishin disa vajza të reja, që bënin aplikime për të ardhur këtu. Kam aplikuar për të ardhur familjarisht në amerikë. Aplikova për vete dhe vëllain që ishte beqar. Deri në 97 fitova shumë. Aplikova disa herë por nuk fitova. Në 2001 aplikoi bashkëshortja dhe fitoi.”, u shpreh ai në Dritare TV./L.F/dritare.net