McGonigal pranon akuzat e lidhura me Shqipërinë, Basha: Demokratët u vunë në sulm nga Berisha e Rama!
E Shtunë 23 Shtator 2023, 08:08
Dritare.net
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë.
Basha në ‘Facebook’ shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe se pranimi i akuzave nga McGonigal është shpjegim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis.
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpjegim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, ka shkruar ai./M.K-dritare.net