Mbyten dy të rinj në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë
E Mërkurë 3 Qershor 2026, 17:05
Dritare.net

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se katër të rinjtë janë rrëmbyer nga dallgët e detit teksa ndodheshin duke u larë në zonën bregdetare.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave dhe dhënien e ndihmës së parë.
Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë në këtë incident të rëndë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes./K.C/dritare.net