
Mbyllja e shkollave. Ministrja Kushi bën njoftimin e rëndësishëm për prindërit!
Dritare.net
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas publikimit të vendimit të mbylljes së shkollave për shkak të temperaturave të ulëta në datat 24-26 janar, sot dha një tjetër njoftim të rëndësishëm kësaj radhe për prindërit. Përmes një postimi në Facebook ministrja bën me dije se vendimi i Këshillit të Ministrave lejon njerin nga prindërit me fëmijë tëp mitur të qendrojë në shtëpi pa patur pasoja administrative dhe financiare.
“INFORMIM PËR PRINDËRIT
Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 - 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Ju uroj të dielë të qetë!” shkruhet në postimin e ministres. /Xh.Xh/dritare.net

















