Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Përdorimi i fëmijëve, tregon ndërgjegje të ulët!

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Përdorimi i fëmijëve, tregon

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i përket vendimit të qeverisë për të mbyllur kolegjin privat turk "Mehmet Akif". Rama shkruan se pas këtij vendimi nuk ka asnjë qëllim tjetër dhe thjesht është zbatuar ligji njësoj si edhe me shkolla të tjera të cilave iu është hequr liçensa.

"Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi", shkruan Rama në postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net