
Mbyllja e kolegjit turk, nxënësit në protestë!
E Premte 23 Shtator 2022, 12:12
Dritare.net
Mbyllja e kolegjit turk në Shqipëri Mehmet Akif ka sjellë edhe rezistencën e nxënësve, prindërve dhe të mësuesve të shkollës, të cilët protestuan sot para godinës kundër këtij vendimit. Ato thonë se do të ndjekin rrugët ligjore. Në shenjë revolte, nxënësit dorëzuan certifikatat dhe medaljet e arit që kanë fituar në olimpiada, të ndryshme.
Ministria e Arsimit sqaroi shkaqet e marrjes së vendimit për heqjen e licencës së kësaj shkolle. Në një reagim zyrtar, ministria e Arsimit Evis Kushi, thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë./L.F-dritare.net

















