Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet votimi në Kukës/ Ja kush janë 5 kandidatët e PD që kalojnë në fazën tjetër!

Mbyllet votimi në Kukës/ Ja kush janë 5 kandidatët e PD

Anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. 5 kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër janë: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata.

Njoftimi i PD-së, në Kukës

“Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA
Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.”/K.C/dritare.net