
Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë/ Noka: Sonte nuk do ikim në Surrel
E Martë 29 Tetor 2024, 19:07
Dritare.net
Prej tre orësh deputetët e opozitës protesuan duke bllokuar disa akse rrugore dhe shkaktuan kaos pasi pamundësuan lëvizjen e makinave në rrethrrotullimet kryesore në vend.
Protesta e opozitës për sot ka përfunduar. Kështu thanë deputetët nga zonat që drejtonin tubimin. Ndonëse e paralajmëroi, Flamur Noka tha se sot nuk do shkojnë në Surrel, siç tha disa minuta më parë. Por mosbindja civile, shtoi ai do të vazhdojë edhe ditë të tjera./K.C/dritare.net

















