Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mblidhet Komiteti/ Çfarë pritet të ndryshojë!

Mblidhet Komiteti/ Çfarë pritet të ndryshojë!

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e radhës. Situata epidemiologjike në vend duket në nivele të qëndrueshme, duke bërë që prej ditësh numri i rasteve të reja të jetë më i vogël se 100. Nuk dihet ende nëse ditën e nesërme do të ketë një lehtësim masash, por pritet që pas nxënësve të jenë studentet që do të kthehen në sallat e Universiteteve.

Në fuqi në vendin tonë mbetet ora policore që nis në 22:00 deri në 06:00. Nuk dihet nëse kjo do të ndryshojë nga nesër, por ajo që ekspertët vunë në dukje është se në ditët në vijim pritet të ketë një rritje të rasteve të reja, si pasojë e zgjedhjeve të mbajtura javën e shkuar.

Kryeministri Rama më herët ka njoftuar se ky sezon veror do të jetë mjaft i lehtësuar, pa orare kufizuese por nuk dihet ende nëse kjo është koha për të hequr orën policore./L.F-dritare.net